RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe Aliyev diskutojnë mbi situatën në Kaukazin e Jugut

putin-dhe-aliyev-diskutojne-mbi-situaten-ne-kaukazin-e-jugut

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev në bisedën e tyre telefonike diskutuan për situatën në Kaukazin e Jugut, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin dhe Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike ku u diskutua për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Azerbajxhanit dhe u theksua se marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së fundit të Putinit në Azerbajxhan do të thellojnë më tej marrëdhëniet në nivel aleati dhe partneriteti.

Gjithashtu Putin dhe Aliyev diskutuan edhe për situatën në Kaukazin e Jugut, si dhe çështjet lidhur me marrëveshjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, përcaktimin e kufijve dhe heqjen e pengesave në lidhjet e transportit.

Në këtë aspekt pala ruse u shpreh se është e gatshme të sigurojë mbështetje për zhvillimin e zgjidhjeve të përshtatshme për Bakunë dhe Jerevanin.

Putin dhe Aliyev, ndër të tjera, ranë dakord për vazhdimin e kontakteve.

Related posts

Turqia synon zgjatjen e marrëveshjes për eksportet e grurit

admin

Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor

Muhamet Ramadani

Sllovaki – Zgjidhet qeveria teknokratike nën udhëheqjen e Ódor

Muhamet Ramadani