RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Programi Botëror i Ushqimit ndalon lëvizjen e stafit në Ga’za pasi automjeti i tij u su’lmua nga fo’rcat iz’raelite

programi-boteror-i-ushqimit-ndalon-levizjen-e-stafit-ne-ga’za-pasi-automjeti-i-tij-u-su’lmua-nga-fo’rcat-iz’raelite

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) njoftoi ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së stafit në Gaza pasi automjeti i tij u vu nën zjarr nga forcat izraelite në një pikë kontrolli, transmeton Anadolu.

Automjeti i OKB-së që kthehej nga një mision humanitar u godit nga të paktën dhjetë plumba në një pikë izraelite kontrolli pranë urës Wadi Gaza, pavarësisht se ishte i shënuar qartë dhe kishte marrë leje paraprake nga autoritetet izraelite.

“Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e fundit në një seri incidentesh të panevojshme sigurie që kanë rrezikuar jetën e ekipit të WFP-së në Gaza”, tha drejtoresha ekzekutive e WFP-së, Cindy McCain, në një deklaratë.

Ajo theksoi se sistemi aktual i dekonfliktit po dështon dhe u bëri thirrje autoriteteve izraelite dhe të gjitha palëve të përfshira që të garantojnë sigurinë e punonjësve të ndihmës.

McCain tha gjithashtu se ky “nuk është incidenti i parë i sigurisë që ndodh gjatë luftës, por është hera e parë që një automjet i WFP-së qëllohet drejtpërdrejt në afërsi të një postblloku, pavarësisht se ka siguruar lejet e nevojshme, sipas protokollit standard”.

Ndërsa asnjë nga anëtarët e stafit nuk është plagosur, WFP-ja theksoi se ky incident nënvizon zvogëlimin e hapësirës humanitare në Rripin e Gazës, ku dhuna në rritje po ndikon rëndë në shpërndarjen e ndihmave vitale.

Më herët, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp se incidenti “tregon se sistemet e vendosura për koordinim nuk po funksionojnë”.

Ai denoncoi gjithashtu “retorikën e drejtpërdrejtë” nga zyrtarët izraelitë kundër Kombeve të Bashkuara,

Related posts

SHBA-ja dhe Japonia dënojnë veprimet e Kinës dhe Rusisë: Veprime destabilizuese

admin

Gaza, numri i të vrarëve nga sulmet izraelite rritet në mbi 32.400

admin

Deputeti izraelit: Ramazani është koha më e mirë për t’i vrarë ata

admin6