RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Krahasuar me tri vjet më parë punësimi në Kosovë është rritur për 20 për qind

kurti:-krahasuar-me-tri-vjet-me-pare-punesimi-ne-kosove-eshte-rritur-per-20-per-qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krahasuar me tri vjet më parë punësimi në Kosovë është rritur për 20 për qind.

Kurti ka deklaruar se Qeveria është e përkushtuar ta mbështesë sektorin privat të cilin e ka cilësuar faktor të rëndësishëm të punësimit dhe rritjes ekonomike.

Kurti ka folur në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar.

“Qeveria jonë është e përkushtuar të mbështesë sektorin privat, që është faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim më 2024, bruto produkti vendor është për 1/3 më i lartë. Buxheti shtetëror vjetor është për 35 për qind më i lartë. Kjo është përkthyer sigurisht me punësim të shtuar, ku krahasuar me para 3 vjetëve, në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind, përfshirë këtu edhe dyfishimin e të rinjve të punësuar. Padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij.

Kurti ka thënë se që nga viti 2021 deri më 2024 nga programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar janë përkrahur 901 projekte.

E ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se kanë arritur t’i mbështesin bizneset me makineri të reja që të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese. Ai ka thënë se që nga hapja e thirrjes, kanë qenë mbi shtatë mijë aplikime, ndërsa vlera e projektit është 6 milionë e 875 mijë euro.

Related posts

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron sërish takime javën e ardhshme

admin6

Gërvalla pret në takim kryesuesin e OSBE-së

RTI

Joe Biden përshëndet dorëheqjen e Drejtoreshës së Shërbimit Sekret: Njeri me integritet! Ka rrezikuar jetën e saj për të mbrojtur kombin

admin