RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 40.602 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-40.602-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 40.602 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 328 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Rripit të Gazës janë kryer “4 masakra”, ku në këto sulme janë vrarë 68 palestinezë ndërsa 77 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.602 ndërsa i të plagosurve në 93.855.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet

Muhamet Ramadani

Gomonia u fundos teksa tentuan të kalonin në Mesdhe, shkon në 11 numri i viktimave, ende shumë të zhdukur

admin

Kosova e Sllovenia me tri marrëveshje për drejtësi, përfshirë edhe ekstradimin

Muhamet Ramadani