RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten 7 pa’lestinezë në su’lmet e ush’trisë iz’raelite në jug të Ga’zës

vriten-7-pa’lestineze-ne-su’lmet-e-ush’trise-iz’raelite-ne-jug-te-ga’zes

Shtatë palestinezë u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite në qytetet Khan Younis dhe Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, avionët izraelitë bombarduan zonën ku palestinezët u mblodhën në rajonin Mesrou Amer, në lindje të qytetit Rafahut. Katër persona humbën jetën në sulme.

Ushtria izraelite qëlloi gjithashtu palestinezët që ndihmuan në transportimin e të vrarëve dhe të plagosurve në sulm në spital. Tre palestinezë humbën jetën në këtë sulm pranë spitalit “Europe-Gaza” në qytetin Khan Younis.

Zyrtarët e spitalit “Europe-Gaza” deklaruan se trupat e 7 palestinezëve u sollën në spital në dy grupe pas sulmeve në Rafah dhe Khan Younis.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.602 ndërsa i të plagosurve në 93.855.

Related posts

Vetëvrasjet, Mali i Zi më së shumti, Shqipëria më së paku në rajon

admin

Shefi i diplomacisë italiane vlerëson paketën e re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

admin

Çmimi i naftës më i ulëti në 7 javë/ Analistët: Shkak, shtimi i rezervave amerikane dhe shpresat për armëpushim në Lindjen e Mesme

admin