RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm

osmani:-serbia-ende-fle-mbi-varreza-masive-te-civileve-te-pafajshem

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë theksoi se të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovës vazhdojnë të jenë plaga më e thellë.

E para e shtetit në një postim në Facebook rikujton se vazhdojnë të jenë mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë.

“Synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit tonë, i të ardhmes sonë. Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura.

E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm”, shkruan Osmani.

Related posts

Ristucca ia dorëzon komandën e KFOR-it, gjeneralit turk Ulutas

admin

Vriten 11 oficerë policie në Pakistan, u sulmuan nga persona të pajisur me armë e granata

admin

Dodik: Nuk do të lejojmë kurrë që Bosnje dhe Hercegovina ta njohë Kosovën

admin