RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani përfaqëson Kosovën në forumin global të sigurisë në Pragë

osmani-perfaqeson-kosoven-ne-forumin-global-te-sigurise-ne-prage

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.

Në një komunikatë për media thuhet se presidentja Osmani do të jetë në mesin e liderëve global të cilët do të mblidhen në Pragë me qëllim të diskutimit të sfidave të ndryshme gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit në tejkalimin e tyre.

Presidentja Osmani do t’i drejtohet audiencës ndërkombëtare në një diskutim mbi perspektivën e Kosovës karshi zhvillimeve gjeopolitike, gjersa do të realizojë edhe takime të tjera bilaterale.

Related posts

Sekretari i Jashtëm britanik: Problemet globale nuk mund të zgjidhen pa Kinën

admin

Türkiye, rritet në 12.873 numri i viktimave si pasojë e tërmetit

rezart morina

Emisari gjerman Sarrazin: Nevojiten kompromise jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë

admin