RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 5 pa’lestinezë vr’iten në su’lmet e ush’trisë iz’raelite në Ga’za

te-pakten-5-pa’lestineze-vr’iten-ne-su’lmet-e-ush’trise-iz’raelite-ne-ga’za

Të paktën 5 palestinezë humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite pranë Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe kampit të refugjatëve Jabalia në veri, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi në zonën Absan al-Kebira, në perëndim të Rafah në jug të Gazës dhe në lindje të Khan Younis.

Të paktën 3 palestinezë humbën jetën dhe disa u plagosën nga sulmi.

Ushtria izraelite bombardoi gjithashtu një shtëpi pranë kryqëzimit Al-Hevja të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës. Dy persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në sulm.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 40.602 palestinezë, përfshirë të paktën 16.589 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa 93.855 të tjerë u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja dhe infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Related posts

Hyn në fuqi rregullorja e re për banka, cilat janë shërbimet që mund të marrin qytetarët pa pagesë?

rezart morina

Ende asnjë koalicion i deklaruar zyrtarisht, afati përfundon më 30 gusht

admin6

Policia shpall në kërkim gjashtë serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë

admin