RTV AHIRETI
Lajme

Hovenier: Kapërceni mosmarrëveshjet, zgjidhni çështjen e personave të zhdukur

hovenier:-kaperceni-mosmarreveshjet,-zgjidhni-ceshtjen-e-personave-te-zhdukur

Këtë të premte në Kosovë po shënohet Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.

Për këtë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë homazhe pranë përmendores dedikuar këtyre personave.

Ai ka kërkuar nga institucionet dhe zyrtarët që t’i kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të zgjidhin çështjen e personave të zhdukur.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë iu bashkova kryeministrit Kurti dhe kolegëve të trupit diplomatik për t’i bërë nderime familjeve të pikëlluara kosovare që presin lajmet për të dashurit e tyre të humbur. Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur.”, ka thënë Hovenier.

The post Hovenier: Kapërceni mosmarrëveshjet, zgjidhni çështjen e personave të zhdukur first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Jasharaj: Nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë

admin

“Ruan qëndrimin e tij të vjetër pro-rus për luftën”- Analiza e REL: Si po përpiqet presidenti Rumen Radev të bëhet Viktor Orbani i Bullgarisë?

admin

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim, shkak bëhet veshja e saj

admin