RTV AHIRETI
Lajme

Sudan, rritet në 173 numri i vi’ktimave nga përmbytjet

sudan,-rritet-ne-173-numri-i-vi’ktimave-nga-permbytjet

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit tha se numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në 11 shtete të vendit që nga qershori është rritur në 173, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se nga reshjet e shumta dhe përmbytjet në vend janë prekur më shumë se 170 mijë persona. Numri i të lënduarve nga përmbytjet ka arritur në 505 ndërsa janë shembur plotësisht 18.665 shtëpi dhe pjesërisht 14.947 shtëpi.

Më shumë se 100 persona vdesin çdo vit dhe dhjetëra mijëra shtëpi, vende pune dhe toka bujqësore dëmtohen si rezultat i përmbytjeve gjatë periudhës së shirave midis korrikut dhe tetorit në Sudan.

The post Sudan, rritet në 173 numri i vi’ktimave nga përmbytjet first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA do të vendosë në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi! Synimi, të mbrohet Evropa përballë kërcënimeve ruse në rritje

admin

Pritje mbi 1 orë, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

RTI

Presidenti amerikan shtron darkë për liderët e NATO-s

rezart morina