RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LVV, Guxo e Alternativa prapë bashkë në zgjedhje

lvv,-guxo-e-alternativa-prape-bashke-ne-zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në procesin e ardhshëm zgjedhor do të jenë bashkë me Parinë Guxo dhe Partinë Alternativa.

Megjithatë, sipas njoftimit zyrtar, është bërë e ditur se nuk kanë arritur që ky koalicon të procedohet formalisht në KQZ, ani pse sot ka qenë dita e fundit që të kryhen këto procedura.

“Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Jemi dhe do të jemi bashkë edhe në procesin e ardhshëm zgjedhor

Duke u bazuar në partneritetin e mirë dhe të shëndoshë në mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa, njoftojmë opinionin e gjerë, anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë se koalicioni ynë formal i dëshiruar nga të tri partitë tona, nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare.

Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës.

Related posts

Pakistan – Mbi 50 viktima pas shirave musonikë

admin

Greqia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës

rezart morina

Shefi i mbrojtjes turke diskuton për dërgesat e drithit me ministrat ukrainas

admin