RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takohet me presidentin çek, thotë se ka zhvilluar një takim historik me të

osmani-takohet-me-presidentin-cek,-thote-se-ka-zhvilluar-nje-takim-historik-me-te

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar takimin e parë me homologun e saj çek, Petr Pavel.

Osmani ka thënë se takimi me presidentin çek, u fokusua në angazhimin e përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Çekisë.

“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë , sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.

Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar presidentja.

Related posts

Horrori i kolonëve në Bregun Perëndimor: njihuni me barbarët që kanë shënjestruar edhe Shqipërinë

admin

Presidenti Erdoğan takon presidentin serb Vuçiq në New York

Muhamet Ramadani

Turqia, Suedia, Finlanda dhe NATO bien dakord të punojnë për hapa konkretë

Muhamet Ramadani