RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IPK arreston një zyrtar policor

ipk-arreston-nje-zyrtar-policor

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje pas orës 17:00 nga Policia e Kosovës në Prizren se një zyrtar policor është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Related posts

Katër anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

admin

Kosovë-Serbi/ Stano: Hapat e njëanshëm, kundër dialogut. Ja çfarë mbështes nga deklarimet e Vuçiç

admin

I dyshuari për përfshirje në rastin e “Bon Vivantit” mbrëmë, i kërkuar edhe nga FBI-ja

admin