RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhan, partia në pushtet fiton zgjedhjet parlamentare

azerbajxhan,-partia-ne-pushtet-fiton-zgjedhjet-parlamentare

Partia qeverisëse e Azerbajxhanit, Azerbajxhani i Ri (YAP) fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën sipas rezultateve fillestare, duke fituar shumicën e vendeve.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mezahir Panahov, në një konferencë për shtyp ka shpallur emrat e kandidatëve që kanë marrë më shumë vota. Sipas rezultateve fillestare, YAP, i udhëhequr nga presidenti Ilham Aliyev , fitoi 68 vende në Asamblenë Kombëtare.

Gjithsej 44 kandidatë të pavarur u zgjodhën si anëtarë të parlamentit, ndërsa Partia e Solidaritetit Qytetar fitoi tre vende, Partia për Drejtësi, Ligji dhe Demokracia fitoi dy vende dhe Partia e Madhe e Azerbajxhanit, Partia e Reformave Demokratike, Partia e Krijimit të Madh, Partia Alternative Republikane, Partia e Mëmëdheut, Partia Kombëtare e Pavarësisë së Azerbajxhanit, Partia e Frontit Kombëtar dhe Partia e Iluminizmit Demokratik të Azerbajxhanit fituan secila nga një vend.

Në një vend me rreth 6,421,000 votues të regjistruar, pjesëmarrja në votime ishte 37.27%.

Azerbajxhanasit shkuan në kutitë e votimit për herë të shtatë për të zgjedhur anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Rreth 990 kandidatë konkurruan për 125 vende. /abcnews

Related posts

Rusia lëshon një satelit iranian në Hapësirë – VIDEO

admin

OKB: Rreth 80 mijë njerëz u larguan nga Rafah për shkak të sulmit izraelit

admin

Rritet në 40.099 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rezart morina