RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rruga në “Aktash“ ende e bllokuar pas vrasjes e plagosjes së mbrëmshme në Prishtinë

rruga-ne-“aktash“-ende-e-bllokuar-pas-vrasjes-e-plagosjes-se-mbremshme-ne-prishtine

Kryeqyteti mbrëmë u trondit nga një vrasje që ndodhi në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë. Nga të shtënat me armë mes dy grupeve, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën pesë të tjerë, raporton teve1.info

E kjo rrugë vazhdon të mbetet e bllokuar që nga mbrëmë, përderisa policia e forenzika ndodhen në vendin e ngjarjes

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për gjuajtjet me armë që ndodhën mbrëmë në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK, të cilët janë nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjen policore, raporton teve1.info

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raport.

E për gjendjen e të plagosurve, mjeku kujdesar, Avdush Bajgora për Tëvë1, ka thënë se gjendja shëndetësore është e rëndë.

Related posts

Zyrtarët izraelitë: Nuk ka asnjë tregues se Irani ka lëshuar raketa balistike ndaj Izraelit

rezart morina

Presidenti gjerman: Kina duhet të bisedojë edhe me Kievin nëse dëshiron paqe në Ukrainë

admin

Aksidenti i ‘Voepass’ me dhjetëra viktima, Forcat Ajrore Braziliane: Avioni humbi kontaktet, nuk shpalli gjendje emergjente

admin