RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afrikë, rreth 118 milionë njerëz mund të ekspozohen ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike deri në vitin 2030

afrike,-rreth-118-milione-njerez-mund-te-ekspozohen-ndaj-efekteve-te-ndryshimeve-klimatike-deri-ne-vitin-2030

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) tha se rreth 118 milionë njerëz të varfër në Afrikë do të ekspozohen ndaj thatësirës, ​​përmbytjeve dhe nxehtësisë ekstreme deri në vitin 2030 nëse nuk merren masat adekuate kundër ndryshimeve klimatike, transmeton Anadolu.

WMO publikoi raportin e saj të titulluar “Situata klimatike 2023 në Afrikë”.

Në raport theksohet se Afrika po lufton me kushte gjithnjë e më të rënda lidhur me ndryshimet klimatike dhe përballet me kosto në mënyrë disproporcionale të larta që lidhen me praktikat bazë për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Vendet afrikane pësuan humbje mesatare prej 2.5 për qind në produktin e tyre të brendshëm bruto (PBB) dhe se shumë vende përdorën afërsisht 9 për qind të buxheteve të tyre në përgjigje të ngjarjeve ekstreme klimatike.

“Kostoja e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Afrikën Sub-Sahariane vlerësohet të jetë midis 30-50 miliardë dollarë në vit në 10 vitet e ardhshme ose 2-3 për qind e PBB-së së rajonit. Nëse nuk merren masa adekuate deri në vitin 2030, rreth 118 milionë njerëz jashtëzakonisht të varfër në Afrikë (që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë) do të ekspozohen ndaj thatësirës, ​​përmbytjeve dhe nxehtësisë ekstreme”, thuhet në raportin e WMO-së.

Gjithashtu thuhet se vendet afrikane duhet të kenë prioritet investimin më shumë në shërbimet kombëtare të meteorologjisë dhe hidrologjisë dhe të përshpejtojnë zbatimin e “nismës së paralajmërimeve të hershme” kundër ndryshimeve klimatike për të shpëtuar jetë dhe mjete jetese.

Related posts

Aksident i rëndë në Itali/ Përplasen dy kamiona, humb jetën i riu shqiptar

admin

Ambasada amerikane: Normalizimi i marrëdhënieve, rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së

RTI

Ish-futbollisti spanjoll Jose Ignacio pranon Islamin

admin6