RTV AHIRETI
Lajme

Fredi Beleri lirohet me kusht nga burgu/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën, i kishin mbetur edhe 6 javë

fredi-beleri-lirohet-me-kusht-nga-burgu/-gjykata-e-fierit-pranon-kerkesen,-i-kishin-mbetur-edhe-6-jave

Fredi Beleri është liruar me kusht nga burgu, ndërsa i kishin mbetur edhe 6 javë.

Gjykata e Fierit e pranoi kërkesën e avokatit, pas tri seancash të dështuara, ku Beleri kërkonte lirimin me kusht.

Pas dy orësh qëndrimi në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues ka vendosur për lirimin me kusht të Fredi Belerit, i cili ka edhe gjashtë javë deri në përfundimin e dënimit, raporton Tch.

Beleri është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Fier për përfundimin e procedurave të nevojshme dhe më pas do të lirohet.

“E pranoi kërkesën gjykata, urdhëroi lirimin para kohe, i mbeteshin  edhe 6 javë, respekte për gjykatën, lirimi para kohe me kusht, dy muaj i kishin mbetur. Pronari që i ka çelësat e burgut dha leje pas zgjedhjeve që të dali”, tha avokati i Belerit, Geni Gjyzari.

The post Fredi Beleri lirohet me kusht nga burgu/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën, i kishin mbetur edhe 6 javë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Franca përballet me thatësirën më të keqe në histori

admin

Aksident fatal mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture

admin

Tërmet me magnitudë 7.2 ballë në kufirin Kinë-Taxhikistan

rezart morina