RTV AHIRETI
Lajme

Kurti uron vitin e ri shkollor: Uroj që të jetë vit i suksesshëm për të gjithë!

kurti-uron-vitin-e-ri-shkollor:-uroj-qe-te-jete-vit-i-suksesshem-per-te-gjithe!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.  Ai ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë.

“Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe i rrugëtimit të përbashkët të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve të shtetit drejt të ardhmes që na pret, për të cilën punojmë sot e çdo ditë. Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë. E unë uroj që ai të jetë i suksesshëm për të gjithë!”, ka thënë Kurti.

The post Kurti uron vitin e ri shkollor: Uroj që të jetë vit i suksesshëm për të gjithë! first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Tensionet mes Izraelit dhe Irani/ Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore të shmangin hapësirën ajrore të Iranit gjatë kësaj periudhe kohore

admin

Trump njofton planet për t’u dorëzuar në burgun e qarkut Fulton të enjten

admin

Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Suu Kyi, dënohet me 33 vjet burgim

admin