RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bisedon me homologun iz’raelit, në fokus lirimi i pe’ngjeve në Ga’za

sekretari-amerikan-i-mbrojtjes-bisedon-me-homologun-iz’raelit,-ne-fokus-lirimi-i-pe’ngjeve-ne-ga’za

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në bisedën e tij telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, shprehu vendosmërinë e tyre për të arritur një marrëveshje armëpushimi që do të sigurojë lirimin e pengjeve në Gaza, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e tij në X, Austin deklaroi se ka folur në telefon me homologun e tij izraelit, Gallant për 6 pengjet, përfshirë shtetasin amerikan 23-vjeçar Hersh Goldberg-Polin, të cilët u gjetën të vdekur në qytetin Rafah në jug të Gazës.

Duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e pengjeve, Austin theksoi se ata rikonfirmuan vendosmërinë e tyre me Gallant për të arritur një marrëveshje armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur që do të sigurojë lirimin e të gjithë pengjeve.

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, bëhet e ditur se në një tunel në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës janë gjetur trupat e 6 të burgosurve izraelitë.

Platforma e formuar nga familjet e pengjeve izraelite të mbajtur në Gaza kohët e fundit kishte mbajtur përgjegjës kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vdekjen e 6 pengjeve izraelite, i cili “insiston në vazhdimin e pushtimit të Korridorit Philadelphi në vijën kufitare Gaza-Egjipt dhe minon marrëveshjet e shkëmbimit të të burgosurve”.

Related posts

Indi, ultra-nacionalistët kërkojnë që muslimanëve t’u ndalohet martesa me gra hindu

rezart morina

Kolumbi, presidenti akuzon gazetarët pro-izraelitë për sjellje “hipokrite”

rezart morina

Zyrtarët e mbrojtjes saudite dhe iraniane takohen në Moskë

admin