RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj Ilir Avdullahut për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

aktakuze-ndaj-ilir-avdullahut-per-perfshirje-ne-vrasjen-e-triumf-rizes

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Ilir Avdullahu, për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Avdullahu ngarkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Sipas aktakuzës i pandehuri I.A. në bashkëkryerje me tani të dënuarit A.B. dhe F.A. si dhe me të pandehurit E.S. dhe RR.A. si grup i organizuar kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, nga neni 147 paragrafi 1 nën paragraf 3 e 9, lidhur me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Se rasti ka të bëjë me Avdullahun, e konfirmoi për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i tij, avokati Ramë Dreshaj.

“Konfirmoj se aktakuza është për klientin tim, edhe pse s’jam njoftuar ende zyrtarisht, por në bazë të përshkrimit mbi njoftim, ka të bëjë me klientin tim”, tha Dreshaj.

Ilir Avdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, u arrestua më 16 korrik 2023, pasi për vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës.

Për Triumf Rizën është duke u gjykuar edhe Enver Sekiraqa, i akuzuar për nxitje të vrasjes së policit. Sekiraqa më 3 maj 2024 u dënua me 25 vjet burgim. I njëjti gjendet në arrati.

Related posts

Nënshkruhen protokollet e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës

admin

Pendarovski në dialogun diplomatik për Ballkanin perëndimor në Davos

admin

FOTO/ Pas shtatë muajsh festime, martohet në një ceremoni luksoze trashëgimtari i miliarderit indian, Anant Ambani! Ja cilët ishin yjet botëror që morën pjesë dhe si ishin veshur

admin