RTV AHIRETI
Lajme

Osmani takon shefin e ri të BE-së: Kosova ka mbushur krejt kushtet për statusin e vendit kandidat

osmani-takon-shefin-e-ri-te-be-se:-kosova-ka-mbushur-krejt-kushtet-per-statusin-e-vendit-kandidat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Bëhet e ditur se Osmani i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, teksa u ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i Kosovës drejt BE-së.

“Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së”.

“Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, bëhet e ditur se në takim u fol edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë sigurinë si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së”, thuhet në njoftim.

The post Osmani takon shefin e ri të BE-së: Kosova ka mbushur krejt kushtet për statusin e vendit kandidat first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Hoxha nga Kaçaniku që pajtoi mbi 200 raste hasmërie

admin

Myftiu Tërnava pritet që sonte të hyjë në brendësi të Qabesë

rezart morina

Eurodeputeti gjerman: Masat e BE-së nuk janë fer, nuk është dashur t’i vihen Kosovës

rezart morina