RTV AHIRETI
Lajme

Britania e madhe pezullon shitjen e armëve në Izrael, Netanyahu e quan të “turpshëm” vendimin

britania-e-madhe-pezullon-shitjen-e-armeve-ne-izrael,-netanyahu-e-quan-te-“turpshem”-vendimin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se vendimi i Britanisë së Madhe për të pezulluar disa shitje armësh në Izrael, është “i turpshëm”.

“Në vend që të qëndrojë me Izraelin, një demokraci tjetër që mbrohet nga barbarizmi, vendimi i gabuar i Britanisë vetëm sa do të inkurajojë Hamasin”, tha ai në mediat sociale, transmeton Telegrafi.

Komentet e tij vijnë pasi Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, këmbënguli se vendi i tij mbetet një “aleat i vendosur”, duke i thënë BBC-së se siguria e Izraelit nuk do të dobësohet nga pezullimi i rreth 30 nga 350 licencat e eksportit.

Ministrat thonë se armët mund të përdoren në Gaza për të shkelur ligjin ndërkombëtar. Por grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International UK, tha se masat ishin “shumë të kufizuara”.

Të tjerë kanë kritikuar kohën e njoftimit, duke ardhur në të njëjtën ditë që u varrosën gjashtë pengjet e vrarë nga Hamasi javën e kaluar. /Telegrafi/

The post Britania e madhe pezullon shitjen e armëve në Izrael, Netanyahu e quan të “turpshëm” vendimin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Von der Leyen: Putin po përdor energjinë si armë, Evropa do triumfojë

admin

Zelensky do t’i drejtohet parlamentit zviceran

rezart morina

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri

admin