RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjysmëhëna e Kuqe Pa’lestineze: Iz’raeli rrethon spitalet në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor

gjysmehena-e-kuqe-pa’lestineze:-iz’raeli-rrethon-spitalet-ne-qytetin-tulkarm-te-bregut-perendimor

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se ushtria izraelite ka rrethuar spitalet që ndodhen në qytetin Tulkarm në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se Izraeli ka bastisur sërish qytetin Tulkarm, në të cilin javën e kaluar vrau 4 palestinezë duke vazhduar sulmet gjatë dy ditëve.

“Pushtuesi (Izraeli) deri në këtë moment vazhdon të rrethojë spitalet në qytet”, thuhet në deklaratë. Ushtria izraelite në të njëjtën kohë ka vendosur nën bllokadë të rreptë kampin e refugjatëve Tulkarm dhe se forcat izraelite shkatërruan infrastrukturën dhe shtëpitë në rajon.

Në deklaratën e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) të publikuar në agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA thuhet: “Tensionet e rrezikshme të krijuara nga sulmet dhe rrethimet në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor, janë integruar me gjenocidin që vazhdon në Rripin e Gazës. Qëllimi i Izraelit është të frikësojë popullin tonë dhe të mohojë të drejtat e tyre legjitime kombëtare”.

Izraeli me sulmet e tij të pandërprera është përpjekur të dëbojë popullin palestinez dhe të imponojë realitetin e spastrimit etnik, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se populli palestinez i cili nuk toleron nga lidhja e tij me territoret e tij, do të bëjë të pasuksesshëm çdo komplot.

Kundër sulmeve izraelite do të ndërmerren veprime në të gjitha nivelet dhe si hap i parë i kësaj, do të forcohet uniteti në të gjitha fshatrat dhe kampet palestineze kundër pushtimit izraelit, theksohet në deklaratën ku bëhet thirrje për të ndërmarrë veprime në nivel ndërkombëtar kundër planeve të Izraelit.

Në sulmet “në shkallë të gjerë” që ushtria izraelite ka nisur më 28 gusht në Bregun Perëndimor të pushtuar, është njoftuar se të paktën 29 palestinezë janë vrarë, shumë të tjerë janë plagosur. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Related posts

“Jam i lumtur që kjo ditë erdhi”- U dënua padrejtësisht, 59-vjeçari shpallet i pafajshëm pasi vuajti 34 vite burg

admin

LVV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar

rezart morina

Mrekullia në Turqi: 8-vjeçari shpëtohet nga rrënojat pas 52 orësh

admin