RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Egjiptit mbërrin për vizitë zyrtare në Ankara

presidenti-i-egjiptit-mberrin-per-vizite-zyrtare-ne-ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, i cili mbërriti në Ankara për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu.

Sisi dhe delegacioni që e shoqëron atë mbërritën me avion në Aeroportin Esenboğa.

Në ceremoninë e pritjes, presidentin Erdoğan e shoqëruan ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin dhe zyrtarë të tjerë.

Erdoğan dhe Sisi zhvilluan një takim të shkurtë në aeroport, ndërsa më pas me të njëjtin mjet zyrtar shkuan në Kompleksin Presidencial.

Të dy presidentët pas takimit dypalësh do të marrin pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë. Më pas liderët do të nënshkruajnë marrëveshje dhe do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Erdoğan gjithashtu do të shtrojë darkë zyrtare në nder të presidentit egjiptian.

Related posts

Kurti: Zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, e i drejtë presim të jetë edhe dënimi

rezart morina

Përballë Shtëpisë së Bardhë ngritet kampi i solidaritet me Gazën

admin6

Liderët e ballkanit me projekte të përbashkëta për të ndalur ikjen e të rinjve

rezart morina