RTV AHIRETI
Lajme

Policia merr në pyetje pesë të dyshuar lidhur me institucionet e mbyllura paralele

policia-merr-ne-pyetje-pese-te-dyshuar-lidhur-me-institucionet-e-mbyllura-paralele

Policia e Kosovës ka thënë të mërkurën se do t’i intervistojë pesë persona, të dyshuar për “falsifikim të dokumeteve”, lidhur me pesë institucionet paralele serbe, në veri të Kosovës, të cilat janë mbyllur më 30 gusht.

Policia i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i ka bërë katër ftesa, ndërsa e pesta do të dërgohet më vonë.

Policia nuk ka bërë të ditur se për kë saktësisht bëhet fjalë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se intervistat do të realizohen me kërkesë të Prokurorisë.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – të cilët kanë qenë në krye të organeve paralele serbe.

Ata janë arrestuar më 30 gusht në një aksion policor të kryer njëkohësisht në disa lokacione në veri të Kosovës.

Institucionet e mbyllura më 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Në disa nga objektet që më herët janë përdorur nga institucionet paralele, ditëve të fundit janë vendosur pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.

Punëtorët e atyre institucioneve paralele kanë protestuar dy ditë kundër mbylljes së tyre.

The post Policia merr në pyetje pesë të dyshuar lidhur me institucionet e mbyllura paralele first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kryeministri suedez dënon thirrjet e ekstremit të djathtë për shkatërrimin e disa xhamive

rezart morina

“Zvicra do të mbështesë procesin e paqes së Ukrainës”

admin6

BE: Serbia të përmbahet nga forcimi i raporteve me Rusinë! Vulin…

admin