RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Po punojmë që FSK-ja të jetë sa më e fortë

kurti:-po-punojme-qe-fsk-ja-te-jete-sa-me-e-forte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari si dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë qenë sot së bashku në një ballkon të hapur.

Sipas kryeministrit, ata kanë diskutuar planet dhe mbështetjen e Qeverisë, që sipas Kurtit, asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.

Tutje, Kurti ka thënë se zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritetet kryesore.

“Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Related posts

Senatorja Thorpe: Parlamenti australian nuk është i sigurt për gratë

admin

Papa Françesku akuzohet për fyerje ndaj komunitetit LGBTQ+, gazetat italiane zbulojnë çfarë ndodhi në takimin me dyer të mbyllura që zhvilloi me peshkopët

admin

Rrapushxhaferizmi i Ramës me Dubain e Duŕrësit: dhe ec e dëgjoje për Sazan – Zvërnecin…!

Irfan Jahiu