RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çrregullimi i zakonshëm i shëndetit mendor mund të trefishojë rrezikun për zhvillimin e demencës

crregullimi-i-zakonshem-i-shendetit-mendor-mund-te-trefishoje-rrezikun-per-zhvillimin-e-demences

Sikur njerëzit me ankth të mos kenë mjaftueshëm për t’u shqetësuar, një studim i ri ka treguar se çrregullimi mund të trefishojë rrezikun e zhvillimit të demencës.

Hulumtimi, është i pari që shqyrton lidhjen mes ankthit dhe rrezikut të demencës, si edhe efektin e kohës së ankthit, sipas studimit të botuar në Journal of the American Geriatrics Society.

“Ankthi mund të konsiderohet një faktor rreziku jo tradicional për demencën”, tha Dr. Kay Khaing, autori kryesor i studimit.

Më shumë se 55 milionë njerëz në mbarë botën kanë demencë, një numër që pritet të rritet në 139 milionë deri në vitin 2050. Studiuesit e kanë drejtuar fokusin e tyre drejt parandalimit, veçanërisht duke adresuar faktorët e rrezikut si ankthi ose zakonet e jetesës.

Studimet e mëparshme që eksplorojnë marrëdhënien midis ankthit dhe demencës kanë matur kryesisht ankthin e pjesëmarrësve në një periudhë të caktuar.

Por koha që zgjat ankthi i dikujt është një aspekt i rëndësishëm që ia vlen të merret në konsideratë, argumentuan autorët.

Related posts

Përfitimet shëndetësore që lidhen me ngrënien e shpeshtë të pjeshkave

rezart morina

Si të qetësojmë dhimbjen e qafës?

admin

Ushqimet e shëndetshme që duhet t’i konsumoni në darkë

rezart morina