RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët bënë thirrje për bllokim të kufijve, QKMK kërkon nga mërgimtarët të mos kalojnë në pikat kufitare me Serbinë

serbet-bene-thirrje-per-bllokim-te-kufijve,-qkmk-kerkon-nga-mergimtaret-te-mos-kalojne-ne-pikat-kufitare-me-serbine

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve që të shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 Shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK me Republikën e Kosovës.

“Autoritetet kompetente të RKS në bashkëpunim me partnerët, i kanë marrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe ju inkurajojnë që të ndiqni me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informoheni vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme. QKMK dhe autoritetet kompetente do të vazhdojnë t’u mbajnë të informuar për çdo zhvillim të ri. Për më shumë thirrni në 045198606, 045 198000 dhe në numrin 080050095 (pa pagesë). Ju falënderojmë për bashkëpunim!”, ka shkruar QKMK.

Related posts

Financial Times: BE-ja po heton Telegramin për Shkelje të Aktit të Shërbimit Digjital

admin

Ambasadori ukrainas në Turqi mohon pretendimet se Ankaraja i dërgon bomba thërrmuese Ukrainës

admin

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë

rezart morina