RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sërish forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit

serish-forca-te-shtuara-te-kfor-it-mbi-uren-e-ibrit

Blindat e karabinierëve po vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë në urën mbi lumin Ibër.

Ndërsa dje në orët e mëngjesit, janë parë forca të shtuara të ushtarëve dhe automjeteve të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Në pamjet e Tëvë1, janë parë trupat e shtuar të KFOR-it dhe automjetet e tyre , ku të pranishëm kanë qenë edhe karabinierët.

Sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit të së shtunës.

Ndrsyhe, brenda një jave, për herë të dytë, trupat e KFOR-it po kryejnë ushtrime në Urën e Ibrit në mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Aty ata bënë lëvizje në të dy anët me një pjesë të shtuar të numrit të karabinierëve. Njohësit e politikës e shohin si ushtrim normal dhe asgjë për t’u shqetësuar.

Related posts

Volodymyr Zelensky zbardh bisedën e “ftohtë” me Donald Trump: Ja çfarë më pyeti ish-presidenti i SHBA-ve

admin

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur më shumë se 300 objektiva në Gaza

Muhamet Ramadani

Shkurtimet e ndihmave lënë të zhvendosurit në Sudan pa mbështetje në kampet e veriut

Irfan Jahiu