RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

25 vjet Polici, presidentja: Trimëria e policëve të rënë në detyrë na frymëzon të gjithëve

25-vjet-polici,-presidentja:-trimeria-e-policeve-te-rene-ne-detyre-na-frymezon-te-gjitheve

Policia e Kosovës po e shënon 25 vjetorin e themelimit me aktivitete të ndryshme. Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet me të besueshme në vend.

Në ceremoninë qendrore për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë, Osmani ka thënë se puna e tyre ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi dhe ligji.

“6 shtatori shënon një moment të rëndësishëm të Policisë sonë, një ditë që nuk është vetëm një festë e institucionit por nderim për sakrificën e grave dhe burrave që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si gardianë të rendit, sigurisë dhe sovraniteti tonë. Policia, gjatë këtij çerek-shekulli, vazhdon të jetë një nga institucionit më të besuara e të rëndësishme të shtetit tonë. Puna juaj ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi e qetësia”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka kujtuar edhe 23 policët e rënë në detyrë, dhe policin e fundit Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve, siç tha ajo i frymëzon të gjithë.

“Nuk mund të flasim për Policinë e Kosovës pa përmendur policët e rënë në detyrë. Në mesin e 23 policëve të rënë në detyrë, i fundit është Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve na frymëzon të gjithëve. Ai bashkë me shumë të tjerë bëri sakrificën më te madhe për vendin tonë. Trashëgimia e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri jeton në vlerat që ju pjesëtarët e Policisë së Kosovës i bartni çdo ditë”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka theksuar se Policia e Kosovës duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë e gatshme tu përgjigjet edhe kërcënimeve të reja, në një ambient gjithnjë e më kompleks. “Në kohë krize edhe sfidash duhet të qëndroni të palëkundur, për sigurinë e shtetit tonë , të ndërtuar me aq mund e sakrificë”, ka theksuar Osmani.

Related posts

Mbi 40 viktima dhe 100 të plagosur/ Moska po heton të shtënat me armë zjarri si sulm terrorist! Ukraina e përfshirë? Ja çfarë thotë ministria e Jashtme ruse

admin

Kamioni godet për vdekje një këmbësor në Maxhunaj të Vushtrrisë, nuk ndalet në vendngjarje

rezart morina

Kina fillon gërmimin e një prej gropave më të thella e misterioze në Tokë – VIDEO

admin