RTV AHIRETI
Lajme

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

ushtria-izraelite-terhiqet-nga-kampet-e-refugjateve-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga Xhenini dhe dy kampe të tjera të refugjatëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pas më shumë se një javë prej kur ushtria kreu operacion ushtarak, që la të vrarë dhjetëra persona.

Izraeli thotë se bastisjet në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor synojnë shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve.

Gjatë operacionit, zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se kanë shënjestruar militantët në kampin e refugjatëve në Xhenin, Tulkarem dhe Al-Fara, teksa sulmet ndaj civilëve izraelitë së fundi, sipas ushtrisë janë rritur dhe janë bërë më vdekjeprurëse.

Trupat u tërhoqën nga kampi Tulkarem mëngjesin e së premtes dhe më herët ishin larguar nga Al-Fara.

Por, në njoftimin e ushtrisë izraelite u sugjerua se operacioni nuk ka përfunduar ende.

“Forcat izraelite të sigurisë po vazhdojnë të veprojnë në mënyrë që të arrihen qëllimet e operacionit kundër terrorizmit”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate.

The post Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Raporti i Borrellit, sot diskutohet për masat ndaj Kosovës

RTI

Rama për planet e dhëndrit të Trumpit: Ofertë me potencial të jashtëzakonshëm

rezart morina

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria në negociata për të marrë 40 mijë punonjës të huaj

RTI