RTV AHIRETI
Lajme

Konjufca: Dialogu ndodhet në një qorrsokak, Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

konjufca:-dialogu-ndodhet-ne-nje-qorrsokak,-banjska-ishte-gozhda-e-fundit-ne-arkivol

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në një qorrsokak dhe pa rrugëdalje.  

Këtë deklaratë Konjufca e tha sot pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit në sesionin vjeshtorë.

Ai tha se Kosova ka fakte që shteti i Serbisë e ka mbështetur sulmin terroristë në Banjskë, si nga ana logjistike po ashtu edhe ushtarake.

“Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak që s’po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku i ka kontribuuar Serbia me të gjitha veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë në vitin 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë.

Pasi me informatat që i posedon dhe Bashkësia Ndërkombëtare, përfshirë dhe informacionet e inteligjencës tregojnë qartë se ky grup i madh kriminal prej qindra personave e ka pas mbështetjen e drejtpërdrejtë prej shtetit të Serbisë. Atyre i është ofruar logjistika prej organeve shtetërore dhe poligonet ushtarake, për të ushtruar ata dhe me i marr armët. Kemi fakte që kanë shkëmbyer armë prej ushtrisë dhe këtij grupi terroristë”, tha ai.

Po ashtu Konjufca u shpreh se: “Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut të Brukselit, sa i përket dialogut i cili kishte filluar në vitin 2011”

 

 

The post Konjufca: Dialogu ndodhet në një qorrsokak, Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Tunizia në referendum për Kushtetutën e re

admin

Atentati i dytë ndaj Trump ngre pikëpyetje të reja mbi dhunën politike në SHBA, demokratët dhe republikanët kërkojnë më shumë burime për Shërbimin Sekret

admin

Infermierët ndihen të diskriminuar nga SHSKUK-ja, paralajmërojnë protesta dhe greva

admin