RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja po blen tepër pajisje ush’tarake nga jashtë, veçanërisht nga SHBA-ja, thuhet në raport

be-ja-po-blen-teper-pajisje-ush’tarake-nga-jashte,-vecanerisht-nga-shba-ja,-thuhet-ne-raport

Shtetet e Bashkimit Evropian po blejnë tepër pajisje të mbrojtjes nga jashtë, ku gati dy e treta e këtyre pajisjeve vijnë nga SHBA-ja, pasi kanë dështuar të investojnë mjaftueshëm në projekte të përbashkëta ushtarake, paralajmëroi një raport mbi konkurrencën e BE-së i publikuar të hënën, raporton agjencia “AP”.

27 shtetet anëtare po dështojnë gjithashtu të përdorin më së miri kapacitetet kërkimore dhe zhvillimore të Evropës për të modernizuar ushtritë e tyre, thuhet në raportin e ish-kryeministrit të Italisë dhe ish-shefit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Raporti vjen ndërsa BE-ja po e ka të vështirë të gjejë armë e municione të mjaftueshme për ta ndihmuar Ukrainën që t’i mbijetojë pushtimit rus.

“Evropa po shpërdoron burimet e saja të përbashkëta. Ne kemi fuqi të madhe të shpenzimeve kolektive, por e hollojmë atë përmes instrumenteve të ndryshme kombëtare dhe të BE-së”, thuhet në raport.

Një pjesë e problemit thuhet se është fakti që shtetet anëtare po dështojnë të investojnë për të krijuar firma më të forta të mbrojtjes.

Në raport po ashtu thuhet se BE-ja duhet të frikësohet për ekzistencën e saj. Në raport u tha se pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë kanë ndryshuar rregullat e tregtisë ndërkombëtare në dëm të BE-së dhe se bllokut i duhen një investim shtesë prej 750 miliardë deri në 800 miliardë euro në vit për ta ndërtuar një ekonomi më elastike dhe për të fituar ritëm.

“Ne jemi tashmë në një gjendje krize dhe ta shpërfillësh këtë do të thotë të rrëshqasë në një situatë që nuk dëshiron ta kesh”, tha Draghi.

Related posts

Kurti priti në takim Michael Roth: Investimet e Gjermanisë në Kosovë u rritën për 60%

rezart morina

Talat Xhaferi i mbijeton mocionit të mosbesimit

admin

FSK e gatshme të ndihmojë Marok​un

rezart morina