RTV AHIRETI
Lajme

Kurti: Vizitat tona në veri nuk janë kundër askujt, por për mirëqenien e qytetarëve

kurti:-vizitat-tona-ne-veri-nuk-jane-kunder-askujt,-por-per-mireqenien-e-qytetareve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur për vizitën e djeshme në veri të Kosovës.

Ai tha se këto vizita nuk janë kundër askujt.

“Dje bashkë me ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi ishim në një vizitë në komunën e Leposaviqit në fshatrat Bistricë, Rajë dhe Leshak e më pas edhe në Mitrovicën Veriore. Vizita tona në këto komuna nuk janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që këto komuna i kanë pasi ti kemi lënë anash çfarëdo paragjykimi për të cilin qeveria jonë angazhohet që nga dita e parë e saj”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se për t’i flakur këto paragjykime dhe për t’i kuptuar sesa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita që janë vizita pune.

“Në këto komuna po bëhen investime që nuk janë bërë që dy dekada, po shtohen shërbime që u kanë munguar qytetarëve”, tha Kurti.

Kurti tutje foli edhe për mbylljen e komunave paralele në veri që ndodhën muajin e kaluar.

“Në fund të muajit të kaluar pas raportimeve dhe dëshmive të konfirmuara se në komunat veriore po funksionojnë komunat paralele të Serbisë në hapësira të uzurpuara dhe po zhvillojnë veprimtari ilegale institucionet tona të sigurisë kishin ndërmarrë veprime ligjore për mbylljen e tyre. Kjo ka mundësuar që pastaj të ofrojmë shërbime të ligjshme”, tha Kurti.

Ai shtoi se në ato objekte do të funksionalizohen: Njësia e Patentë Shoferëve, Qendra për Punë Sociale dhe Shërbime të Mirëqenies Sociale, Shërbimi për Regjistrimin e Automjeteve, dhe shërbime të tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Telegrafi

The post Kurti: Vizitat tona në veri nuk janë kundër askujt, por për mirëqenien e qytetarëve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Lavrov do të diskutojë me Blinkenin për këmbimin e të burgosurve

admin

Të gjithë në mbështetje të plotë për shqiptarët e Kosovës Lindore

admin

Policia merr në pyetje pesë të dyshuar lidhur me institucionet e mbyllura paralele

RTI