RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci: Raketat Javelin së shpejti në inventarin e FSK-së

maqedonci:-raketat-javelin-se-shpejti-ne-inventarin-e-fsk-se

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejtë do t’i ketë në inventarin e saj raketat amerikane Javelin.

Ai tha se kësti i parë i pagesës është bërë në muajin mars, derisa kësti i dytë do të ekzekutohet deri në fund të këtij viti.

“Ministria e Mbrojtjes është duke vazhduar me procedurat e prokurimit për blerjen e këtyre sistemeve në FSK. Në mars të këtij viti e kemi ekzekutuar pjesën e parë të pagesës për sistemin Javelin. Deri në fund të këtij viti do të ekzekutohet edhe kësti i dytë për sistemin Javelin dhe jemi në rrugën e duhur për të pasur këtë sistem në kohën e duhur në inventarin e FSK-së”, tha ai.

Sa i përket funksionalizimit të aeroportit të Gjakovës, Maqedonci tha se i njëjti është funksional, mirëpo sipas tij parashihen investime të mëtutjeshme për përmbushje ne nevojave operacionale të FSK-së, transmeton kp.

“Sa i përket funksionalizimit të aeroportit të Gjakovës është për t’u theksuar se ai është funksional. Njësitet e FSK-së, më saktësisht ajo ajrore pa pilotë është duke operuar me dronët Bayraktar në aeroportin e Gjakovës. Ne parashohim investime të rëndësishme atje me qëllim që ta bëjmë funksional dhe që të jetë i gatshëm që të përmbushë nevojat operacionale të FSK-së”, tha ai.

Related posts

Kthimi në shkollë – por jo për 625,000 fëmijët e Gazës

admin6

Taravari: BDI kurrë më s’do t’i fitojë zgjedhjet

RTI

Bislimi takohet me deputetët zviceranë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

RTI