RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Norvegjia vendos të heqë kufizimet e industrisë së mbrojtjes ndaj Turqisë

norvegjia-vendos-te-heqe-kufizimet-e-industrise-se-mbrojtjes-ndaj-turqise

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se Norvegjia ka vendosur të heqë kufizimet për industrinë e mbrojtjes që vendosi në zbatim kundër Turqisë në vitin 2019, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Öncü Keçeli në një postim nga llogaria e tij X tha se ministri i Jashtëm, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide.

“Ministri i jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide tha se kanë vendosur të heqin kufizimet për industrinë e mbrojtjes që Norvegjia vendosi në zbatim kundër Turqisë në vitin 2019”, deklaroi Keçeli.

Ai tha se ministri Fidan ishte i kënaqur nga vendimi dhe se kufizime të tilla nuk janë në përputhje me frymën e aleancës.

Related posts

Albin Kurti: Serbia vazhdon strategjinë e saj të fshehjes së krimit nëpërmjet fshehjes së kufomave

admin

Arabia Saudite do të ndajë 100 milionë dollarë ndihmë për Sudanin

rezart morina

SHBA thotë se zbulimi i varreve masive në Ukrainë është një kujtim i tmerrshëm i trashëgimisë ruse

admin