RTV AHIRETI
Lajme

Kuvendi i Malit të Zi i quan institucionet e Kosovës “të përkohshme”

kuvendi-i-malit-te-zi-i-quan-institucionet-e-kosoves-“te-perkohshme”

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku si temë diskutimi kanë pasur edhe Kosovën.

Në njoftimin zyrtar për këtë takim, të publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, institucionet e Republikës së Kosovës janë cilësuar si “institucione të përkohshme”.

Kjo, edhe përkundër faktit se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 9 tetor 2008.

Në komunikatë është përfolur biseda mes dyshes në takim, pa asnjë citat, dhe Kosovës i është referuar me terminologjinë që e përdor shteti serb, i cili nuk pranon të njohë mëvetësinë e Kosovës.

“Ambasadori posaqërisht theksoi se qëllimi i vetëm që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti, është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

The post Kuvendi i Malit të Zi i quan institucionet e Kosovës “të përkohshme” first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Grupi i të drejtave të muslimanëve në SHBA mirëpret vendimin e GJND-së

admin

Viktor Orban parashikon zhvendosjen e fuqisë globale nga perëndimi në lindje: Qëndra dominuese e botës do të jetë…

admin

“Mirë se erdhe Putin”- Pheniani mirëpret udhëheqësin rus me bujë, teksa lideri rus bën vizitën e parë në 24 vjet në Korenë e Veriut

admin