RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nesër në Turqi do të sillet trupi i Ayşenur Eygi, që u v’ra nga ush’tarët iz’raelitë

neser-ne-turqi-do-te-sillet-trupi-i-aysenur-eygi,-qe-u-v’ra-nga-ush’taret-iz’raelite

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se planifikohet që nesër në Turqi të sillet trupi i Ayşenur Ezgi Eygi-t, që u vra nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga Ministria thuhet se sot kanë përfunduar procedurat nga Ambasada Turke në Tel Aviv dhe Konsullata e Përgjithshme në Kuds për transferimin e trupit të shtetases turke Eygi në Turqi, e cila u shënjestrua dhe u vra në mënyrë të qëllimshme nga ushtarët izraelitë gjatë protestës paqësore në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Trupi i të ndjerës pritet të mbërrijë nesër në vendin tonë”, thuhet në deklaratën ku shprehet mëshira e Zotit mbi Eygi-n që humbi jetën dhe në të cilën shprehen ngushëllime për të afërmit e saj.

“Ne e dënojmë edhe një herë këtë vrasje të kryer nga qeveria gjenocidale e Netanyahut. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që ky krim të mos mbetet i pandëshkuar”, thuhet në deklaratë.

Sipas informacionit që ka siguruar gazetari i AA-së, ambasada e Turqisë në Tel Aviv ka përfunduar procedurat për transportimin e trupit në destinacionin Tel Aviv-Baku-Istanbul.

Planifikohet që trupi të niset këtë natë në orën 23:45 sipas kohës lokale nga aeroporti “Ben Gurion” drejt Bakusë dhe nesër me avionin e Turkish Airlines të dërgohet në Istanbul në orën 08:35.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, procedurat e varrimit pritet të bëhen në qytezën Didim në Aydin.

Vrasja e aktivistes Ayşenur Ezgi Eygi nga ushtarët izraelitë

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve gjatë një proteste paqësore në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Eygi, e cila ka nënshtetësi amerikane dhe që mori pjesë në protestën në mbështetje të palestinezëve, u qëllua në kokë dhe u plagos rëndë.

Pasi u dërgua në një spital palestinez, Eygi nuk mundi të shpëtohej me gjithë ndërhyrjen.

Eygi ishte aktiviste vullnetare për të drejtat e njeriut në Lëvizjen Ndërkombëtare të Solidaritetit që mbështet palestinezët përmes metodave paqësore dhe civile kundër pushtimit të tokave palestineze nga Izraeli.

Të njëjtës lëvizje i përkiste edhe shtetasja amerikane Rachel Corrie, e cila u shtyp për vdekje nga një buldozer izraelit në vitin 2003.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dënoi vrasjen e Eygi-t dhe deklaroi se ata do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje në çdo platformë për ta bërë Izraelin përgjegjës para ligjit për krimet e tij kundër njerëzimit.

Related posts

OKB: Pushtimi rus i Ukrainës çoi 70 milionë njerëz në mbarë botën drejt urisë

admin

​14 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

RTI

Protestuesit kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën Sërpska

admin