RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE-në

orban:-stabiliteti-ne-ballkanin-perendimor-ka-rendesi-jetike-per-be-ne

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se stabiliteti në vendet e Ballkanit Perëndimor ka rëndësi jetike për Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Orban u takua Budapest të Hungarisë me Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska një nga dy entitetet në Bosnjë e Hercegovinë.

Pas takimit në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Orban tha se “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE-në”.

Më tej Orban theksoi se “Në vend të leksioneve dhe sanksioneve ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im me Dodikun u mbajt për këtë qëllim”.

Dodik në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se ka patur një takim shumë produktiv me “një burrë shteti dhe mik të madh”. “Hungaria interesohet nga afër për proceset e anëtarësimit në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Related posts

Sot Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Kosovës

admin

Ushtria izraelite gjen trupa të pajetë në Gaza, konfirmohen se janë të pengjeve të mbajtura nga Hamasi

admin

Policia anulon konkursin për gradim në gradën rreshter

admin6