RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanadaja pezullon lejet për shitjen e armëve në Izrael

kanadaja-pezullon-lejet-per-shitjen-e-armeve-ne-izrael

Kanadaja ka pezulluar 30 leje për shitjen e armëve në Izrael dhe ka anuluar një kontratë me një kompani amerikane për t’i shitur ushtrisë izraelite municione të prodhuara në Quebec, ka njoftuar Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Melanie Joly.

Joly theksoi se qeveria nuk do të lejojë që municionet e prodhuara kanadeze – në këtë rast të prodhuara nga krahu kanadez i General Dynamics me bazë në SHBA – të shiten ose të dërgohen në vende të tjera për rishitje në Izrael.

Bëhet e ditur se lajmi u mirëprit nga Këshilli Kombëtar i Myslimanëve Kanadezë (NCCM), organizata më e madhe e advokimit mysliman në Kanada, shkruan AA.
“Ministrja Joly dha një mesazh të qartë duke deklaruar se politika e Kanadasë për ndalimin e armëve ndaj Izraelit mbetet në fuqi”, deklaroi NCCM.
Shitja e armëve kanadeze nga një vend ndërmjetës për shitje në Izrael ka qenë një “mollë sherri”. Joly tha se ky lloj transaksioni biznesi si ai i General Dynamics është shprehimisht i ndaluar.

“Sa i përket pyetjes në lidhje me General Dynamics, politika jonë është e qartë”, tha Joly. “Ne nuk kemi asnjë armë apo pjesë armësh për t’i dërguar në Gaza. Nuk ka rëndësi se si po dërgohen dhe ku po dërgohen. Prandaj, pozicioni im është i qartë, pozicioni i qeverisë është i qartë dhe ne jemi në kontakt me General Dynamics”, shtoi ajo.

Related posts

Një i vrarë nga sulmet e sotshme në Gaza, numri arrin në 72,291

Kushtrim Guraj

Rusia: Gati të eksportojmë 30 milionë tonë drithë deri në fund të vitit

admin

OKB thotë se shkatërrimi në Gaza përbën “shkelje të rëndë” të Konventës së Gjenevës dhe krim lufte

Muhamet Ramadani