RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trupi i aktivistes turko-amerikane të vr’arë nga Iz’raeli mbërrin në Turqi

trupi-i-aktivistes-turko-amerikane-te-vr’are-nga-iz’raeli-mberrin-ne-turqi

Trupi i aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi, të vrarë nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar javën e kaluar, ka mbërritur në Stamboll nëpërmjet Azerbajxhanit, raporton Anadolu.

Një aeroplan i “Turkish Airlines” solli trupin e aktivistes turko-amerikane në Aeroportin e Istanbulit, ku u mbajt një ceremoni.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në Stamboll, ambasadorja Ayşe Sözen Usluer, si dhe zyrtarë të tjerë turq, morën pjesë në ceremoninë e pritjes së trupit.

Trupi i Eygit, i mbështjellë me flamurin turk, u prit nga një skuadër ushtarake në aeroport.

Pas ceremonisë, trupi i saj u dërgua për varrim në qytetin Aydın në Turqnë jugperëndimore.

26-vjeçarja Eygi u vra më 6 shtator gjatë një proteste paqësore kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite pranë Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Misionet diplomatike turke në Tel Aviv dhe Kuds koordinuan transferimin e trupit të aktivistes nga Tel Avivi në Baku para udhëtimit përfundimtar për në Turqi.

Dje, Turqia gjithashtu nisi hetimet për vrasjen sipas ligjit të brendshëm.

Related posts

Gërvalla: Deri në fund të vitit do të aplikojmë për statusin e kandidatit në BE

admin

Rritja ekonomike këtë vit do të jetë 4.2%

rezart morina

Bota shpërdoron 19% të ushqimit, ndërsa 783 milionë njerëz vuajnë nga uria

RTI