RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pr’otestë masive në Tel Aviv, mijëra iz’raelitë kërkojnë marrëveshje për lirimin e pe’ngjeve në Ga’za

pr’oteste-masive-ne-tel-aviv,-mijera-iz’raelite-kerkojne-marreveshje-per-lirimin-e-pe’ngjeve-ne-ga’za

Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Tel Avivit për t’i bërë thirrje qeverisë izraelite të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e robërve të mbajtur në Gaza për 11 muaj.

Protestat masive janë ringjallur në dy javët e fundit pasi trupat e gjashtë izraelitëve u gjetën nga Gaza, shkruan Al Jazeera.

Familjet e të rrëmbyerve janë shprehur të zhgënjyer për negociatat e dështuara të qeverisë për t’i sjellë ata në shtëpi.

Javën e kaluar, rreth 750,000 izraelitë dolën në rrugë në një nga protestat më të mëdha ndonjëherë të Izraelit , teksa kërkuan që qeveria e Netanyahu të arrinte një marrëveshje me Hamasin.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku mbi 41.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë. /abcnews

Related posts

Armenia i kthen Azerbajxhanit 4 fshatra që mbante nën pushtim

admin6

“Po hidhen poshtë amendamentet për…”/ Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, çfarë po ndodh në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të KiE

admin

Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

admin