RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në mbi 41.200 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga fo’rcat iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-mbi-41.200-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-fo’rcat-iz’raelite-ne-ga’za

Sulmet e pamëshirshme izraelite morën 24 jetë të tjera në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 7 tetori i vitit të kaluar në 41.206, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministria tha po ashtu se rreth 95.337 persona të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite.

“Forcat izraelite vranë 24 persona dhe plagosën 57 të tjerë në tri masakra ndaj familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi tetorin e kaluar nga grupi palestinez Hamas, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm.

Sulmet izraelite kanë zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e territorit, krahas një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Related posts

Katër raste të etheve të Nilit në Kosovë

RTI

Shoqata palestineze: Izraeli ka burgosur 880 fëmijë palestinezë këtë vit

admin

Gaza, rritet në 27.708 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

rezart morina