RTV AHIRETI
Lajme

Osmani takon kreun e BIK-ut: Kosova është krenare që vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare

osmani-takon-kreun-e-bik-ut:-kosova-eshte-krenare-qe-vazhdon-ta-mbaje-lart-nivelin-e-tolerances-dhe-harmonise-nderfetare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Në takim është diskutuar për angazhimin e Bashkësisë Islame në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojës për vazhdimin e kultivimit të saj, transmeton Telegrafi.

Tutje, në njoftimin e bërë nga presidenca theksohet se presidentja Osmani shprehu vlerësimin e thellë për përpjekjet e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për dialog, mirëkuptim dhe unitet ndërmjet të gjithë komuniteteve fetare në Kosovë.

“Në një kohë ku paqja dhe mirëkuptimi global janë më të rëndësishme se kurrë, Kosova është krenare që vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në takim u potencua roli jetik i të gjitha bashkësive fetare dhe nevoja e një angazhimi të përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes dhe në favor të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. /Telegrafi/

The post Osmani takon kreun e BIK-ut: Kosova është krenare që vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

RTI

Erdoğan: Bashkëpunimi ekonomik mes Turqisë dhe Kroacisë, ‘premtues’

admin

Tajfuni më i fortë në një dekadë godet Kinën

rezart morina