RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtesat për fëmijë, Ministria e Financave nis verifikimin shtesë të disa llogarive të prindërve

shtesat-per-femije,-ministria-e-financave-nis-verifikimin-shtese-te-disa-llogarive-te-prinderve

Ministria e Financave, ka njoftuar se në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, një numër i caktuar i prindërve është përzgjedhur për verifikim shtesë.

Ky hap ka për qëllim të sigurojë se prindërit dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.

Në një komunikatë, Ministria ka theksuar se “Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në E-Kosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”.

Për ata që nuk kanë pranuar njoftim nga E-Kosova ose një email nga Ministria e Financave, është theksuar se “nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim”. Programi i shtesave për fëmijë do të vazhdojë “si zakonisht”, dhe prindërit do të marrin shtesat çdo muaj në llogaritë e tyre.

Ministria e Financave ka ftuar qytetarët që për çdo pyetje ose paqartësi të kontaktojnë për informacion të mëtejshëm.

Related posts

Të zhvendosurit në Gaza ndezin zjarre në tenda për t’u ngrohur dhe për të gatuar

RTI

Panik në një park të Nju Jorkut/ Qëllohet me armë zjarri në mes të ditës! Një i vdekur dhe një i plagosur. Dyshohet se…

admin

BE-ja sanksionon kanalin Russia Today që operon nga Serbia

admin