RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Së pari të flasim për tri kushtet e mia paqësore, kërkesat e Vuçiqit bëhen nga dëshpërimi

kurti:-se-pari-te-flasim-per-tri-kushtet-e-mia-paqesore,-kerkesat-e-vuciqit-behen-nga-deshperimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës.

Kurti tha se kërkesat dhe masat e Vuçiqit janë bërë nga një dëshprim dhe paraqesin jo racionalitet, teksa tha se nuk janë aspak paqësore, shkruan teve1.info

Para mediave, Kurti theksoi se së pari duhet të flitet për kushtet që i ka vënë ai, e që sipas tij janë pëqësore. Ai rënditi tri kushtet, e para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë e që janë kushte paqësore por edhe racionale, d.m.th janë dorëzimi te autoritetet e Kosovës si Milan Radoiçiq, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as Pavarësinë e Kosovës as ulëset në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial, pra këto tri kushte janë paqësore dhe racionale”- ka thënë Kurti.

“Ndërkaq ato kërkesat e tij masat që bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet e nuk janë aspak paqësore por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë as në rajonin” – deklaroi Kurti.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 13 shtator, ka paraqitur shtatë kërkesa karshi Kosovë, si shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Më poshtë janë të gjitha kërkesat e Vuçiqit:

shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian,
kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre,
tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës,
tërheqjen e policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.
formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,
zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë”, të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe
kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinar

Related posts

Gjermania, vendi i parë në Europë që ndalon ujin e ngrohtë dhe ngrohjen në vendet publike

admin

Danimarka propozon shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

admin

Zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi, Escobar sot në Beograd

admin