RTV AHIRETI
Lajme

LDK bisedon për zgjedhjet e 9 shkurtit me misionin e BE-së

ldk-bisedon-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit-me-misionin-e-be-se

Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përbërje nga nënkryetarja Doarsa Kica Xhelili dhe anëtarët e Kryesisë Besian Mustafa dhe Florian Dushi kanë pritur në takim misionin e Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve, të prirë nga Mette Bakken, zyrtare e politikave për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë takim u diskutua për parapërgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, çështjet organizative të LDK-së dhe programin politik “Rruga e Re”.

“LDK theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes së zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian, si garanci për një proces të drejtë, transparent dhe të lirë”.

“Lidhja Demokratike është gati për zgjedhjet e 9 shkurtit; me strukturën, njerëzit, idetë e idealet të djathta dhe programin politik ‘Rruga e Re’!”, thuhet në njoftim.

The post LDK bisedon për zgjedhjet e 9 shkurtit me misionin e BE-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Osmani: Rikthimi i regjimit të vizave, vrasje për dialogun

admin

Nuk fokusohet dot te çështjet globale për shkak të problemeve të brendshme, BE humb imazh në Azinë Juglindore

admin

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës Kakhovka

rezart morina