RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Shpërthimet e pajisjeve ‘pager’ në mbarë Libanin janë “jashtëzakonisht shqetësuese”

okb:-shperthimet-e-pajisjeve-‘pager’-ne-mbare-libanin-jane-“jashtezakonisht-shqetesuese”

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka deklaruar se shpërthimet vdekjeprurëse me pajisjet e komunikimit ‘pager’ në mbarë Libanin janë “jashtëzakonisht shqetësuese”, transmeton Anadolu.

“Kjo histori u shpalos pak para konferencës. Ne jemi padyshim shumë të vetëdijshëm për atë që kemi parë në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit. Mund t’ju them se këto zhvillime janë jashtëzakonisht shqetësuese, veçanërisht duke marrë parasysh se kjo po ndodh brenda një konteksti që është jashtëzakonisht i paqëndrueshëm”, u tha gazetarëve Stephane Dujarric, zëdhënës i OKB-së.

Të paktën nëntë persona u vranë dhe afër 2.800 të tjerë u plagosën në shpërthimet e njëkohshme të pajisjeve ‘pager’ në Liban.

“Ne, natyrisht, dënojmë viktimat civile që kemi parë, por po vëzhgojmë situatën”, shtoi ai.

Related posts

Binjakët nga Dragashi kryejnë haxhin së bashku me bashkëshortet e tyre

rezart morina

Rusia: Po zhvillohet “punë aktive” për të formuar qendrën e gazit natyror në Turqi

admin

Arrestohen 28 persona në protestën pro-palestineze të studentëve në Athinë

admin6