RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën

osmani:-nese-dikush-ben-dialog-me-serbine-per-uren-e-ibrit,-e-shkel-sovranitetin-dhe-kushtetuten

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

E para e shtetit tha se për takimin e djeshëm në Bruksel, duhet pyetur kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, se për çfarë tema është dakorduar.

Ndërkohë, tha se kushdo që bën dialogon për Urën e Ibrit me Serbinë shkel sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Nëse dikush bën dialog për Urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit, Kushtetutës së Kosovës dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, tha Osmani dje në konferencë për media.

Tutje, ajo tha se tema e Urës së Ibrit duhet të dialogohet me partnerët e sigurisë së Kosovës, pasi sipas saj, edhe vetë marrëveshjet e Brukselit e kërkojnë një gjë të tillë.

“Mbi të gjitha është interes i Kosovës që të punojmë me partnerët tanë të sigurisë, ta kemi këtë plan, i cili pastaj të zbatohet dhe kur të hapet ura, do të jetë vendim i qëndrueshëm që nuk do të mund dhe nuk do të duhej të sfidohej nga askush”, tha ajo.

Related posts

Bota paralajmërohet për valë vdekjeprurëse të të nxehtit nëse nuk veprohet

admin

Blinken shkon në Kinë, do t’i kërkojë Pekinit të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Rusinë

admin

Grafite nacionaliste, analistët: Janë militariste dhe thirrje për dhunë

rezart morina