RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Britania dislokon trupa shtesë në Kosovë për stërvitje me KFOR-in

britania-dislokon-trupa-shtese-ne-kosove-per-stervitje-me-kfor-in

KFOR do të kryejë një stërvitje të përbashkët me një nga njësitet rezervë të caktuara nga NATO duke filluar nga sot e deri në fund të tetorit.

KFOR ka bërë të ditur se një kontingjent prej 300 trupave nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshiret i Britanisë së Madhe do të vendosen përkohësisht në Kosovë dhe do të kryejnë një sërë stërvitjesh të përbashkëta me trupat e tjerë të KFOR-it.

Gjithashtu, është bërë e ditur se synimi i stërvitjeve është testimi i procedurave ekzistuese për zbarkimin e trupave shtesë.

“Synimi i stërvitjeve është testimi i procedurave ekzistuese për zbarkimin e trupave shtesë dhe integrimin e tyre brenda misionit KFOR. Stërvitja përkrah gatishmërinë e KFOR-it për të reaguar ndaj zhvillimeve relevante të sigurisë, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i vazhdueshëm i mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë kohën dhe në mënyrë të paanshme”, ka njoftuar KFOR përmes një komunikate.

KFOR ka thënë se pas përfundimit të stërvitjeve kontingjenti do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

“KFOR do të marrë të gjitha masat për të zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve së personelit ushtarak dhe automjeteve para dhe gjatë stërvitjeve”.

Related posts

BE: Ukraina duhet të mbetet sovrane dhe kufijtë nuk ndryshohen me forcë

Muhamet Ramadani

Kërkoheshin nga Interpol, sekuestrohen katër automjete në Kosovë

admin

Tre palestinezë vriten nga një bombardim izraelit në lindje të Khan Younisit

Muhamet Ramadani